Përditësohet Facebook për Android

Nëse posedoni një telefon Android dhe keni të instaluar aplikacionin Facebook, atëherë ju sigurisht jeni njoftuar për përditësimin e aplikacionit. E pra, ata që e kanë përditësuar kanë fituar një bandë të tipareve të reja dhe përvojë më të mirë të Facebook në Android.

Aplikacioni tani mbështet përdorimin e kamerës në front, tipar të ri tek mesazhet, shpërndarje të fotove me të mëdha, shikimin kush është online, fiksime të vrimave, përmirësmin e sigursisë, identifikim me të shpejtë dhe navigacion.

Për fat të keq, përditësimi i Facebook nuk funksionon në Android 2.1 ose më të vjetër, por Facebook ka vendosur që përditësimi të bëhet për Android 2.2 Froyo dhe më të ri. Shkarkoni Facebook në Google Play./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Shqiptari thyen rekordin e komenteve në Facebook!

Drejtuesi i faqes “Jeta Osh Qef” në Facebook, Gentjan Çekeli, ka arritur para pak ditësh të thyejë rekordin e komenteve në Facebook dhe të hyjë në Librin e Genisit.

Më datën 5 Mars 2012, ai postoi një shkrim me titull “A flejme gjume?“, i cili që në orët e para të postimit filloi të tërhiqte qindra komente dhe pëlqime, pas disa ditësh Jeta osh qef arriti të grumbulloj 50 mijë komente, pastaj me kërkesën e Gentjanit, fansat e faqes filluan edhe më shumë të komentojnë për t’iu treguar të tjerëve se edhe shqiptarët kanë mundësi të thyejnë rekorde.

Postimi pas vëzhgimit nga profesionistët e Librit të Genisit arriti të hyjë në listën e rekordeve me 1.008.924 komente.

Kjo faqe aktualisht posedon 667.396 pëlqime dhe rreth 80 mijë fansa janë aktivë. Gentjani pas hyrjes në Librin e Genisit si postimi me më së shumti komente në Facebook, i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar, qoftë edhe me një koment të vetëm.(dardankrasniqi)/itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Facebook shton “emocionet” në chat!

Rrjeti social Facebook, ka shtuar edhe një veçori të re në veglën më të përdorur “chat” pa bërë shumë fjalë dhe pa lajmëruar askënd. Tani ju mund të pranoni dhe dërgoni emocione në mesazhet tuaja nga shokët tuaj me të cilët bisedoni.

Para pak kohe, dërgimi i emocioneve ishte i mundur vetëm po t’i dinit kodet e tyre, si p.sh., dy pika P (:P), dy pika D (:D) etj. Ndërsa tani vetëm duhet të klikoni tek ikona e emocioneve në chat dhe do ju shfaqen 21 emocione.

Kjo veçori e re nuk është diçka shumë e madhe qe duhet gëzuar, por mos harroni se disa njerëz komunikimin pa emocione e kanë pothuajse të pamundur, me një fjalë disa njerëz flasin dhe kuptohen më mirë me emocione sesa me tekst.(dardankrasniqi)itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Shqiptari që korigjoj gabimin e Facebook!

Rrjeti social, Facebook, vitin e kaluar lansoi një program për korigjimin e gabimeve dhe mangësive të cilat hasen brenda sistemit të faqes, duke i shpërblyer të gjithë ata që zbulojnë edhe me të voglin gabim.

Deri tani, ky program ka arritur t’i grumbulloj 131 persona nga 27 vende të botës, ku krahas 27 shteteve merr pjesë edhe shteti i pavarur i Kosovës, i cili është përfaqësuar nga Denis Avdiu.

Denis Avdiu nga Mitrovica, tha në një intervistë për IndeksOnline:

Kishte kohë që vëreja një gabim në Facebook, gabim ky i cili i përkiste sigurisë, përmes të cilit unë mund të shikoja ata persona të cilët menaxhojnë faqet e tyre në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi programin e raportimit të gabimeve dhe i informuar nga një portal i teknologjisë për këtë lajm, vendosa që gabimin e zbuluar ta raportoj tek Facebook.

Ai tregon gjithashtu për vështirësitë që kishte hasur gjatë marrjes së shpërblimit për gabimin e korigjuar, për shkak se Kosova ende nuk njihet si shtet nga Facebook. Megjithatë, Avdiu, është shumë i lumtur që ka arritur të jetë në listën e 131 personave që kontribuan në gabimet e Facebook.(dardankrasniqi)/itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Apple prezanton iOS 6 

iOS 6, është versioni më i ri i sistemit operativ të kompanisë Apple me famë botërore. Apple ka prezantuar sistemin operativ iOS 6 më shumë karakteristika të reja në konferencën WWDC 2012. Apple ka cituar se iOS 6 ka plotë 200 risi të reja.

Përditësimi i Sirit

Duke filluar me Siri, ky është një tipar që është thënë të jetë funksional edhe në iOS 6. Fillimisht një tipar ekslusiv për iPhone 4S, ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka arritur edhe tek iPad. Për ata që nuk janë të informuar se çfarë bën Siri, Siri është një asistent zëri i mundësuar nga Apple që i dëgjon fjalët e përdoruesit, duke filluar nga shkruarja e mesazheve, leximi i tyre, kërkimi në motorët e kërkimit, shikimi i fotografive dhe së fundi Siri ka fituar mundësinë e drejtimit të aplikacioneve përmes komandave zanore.

Eshtë përmendur gjithashtu edhe një tipar i mrekullueshëm i sigurisë i quajtur Eyes Free. Kjo është një iniciativë e Apple, ku prodhuesit e makinave do të instalojnë një buton në automjetet e tyre që Siri të ketë mundësi të drejtoj veturat edhe pa shoferë, vetëm përmes komandave të zërit.

Siri tani është e gatshme edhe për iPad. Si në iPhone, ashtu edhe në iPad, vetëm mbani shtypur butonin ‘Home’.

Integrimi i Facebook

Tipari tjetër i iOS 6 është integrimi i Facebook. Tim Cook në një intervistë për AllThingsD la të kuptohet se Facebook do të ketë integrim të thellë në iOS 6. Qendra e njoftimeve është pajisur edhe me dy butona të reja, Tap to Tweet dhe Tap to Post. Facebook do të integrohet në iTunes App Store, ku përdoruesit do të kenë mundësi të “pëlqejnë” aplikacionet, këngët etj.

Ridizajnimi i thirrjeve

Apple ka ridizajnuar thirrjet dhe tani jep më shumë mundësi për përdoruesit. Kjo përfshinë mundësinë e refuzimit të një telefonate, dërgimit të një mesazhi të drejtpërdrejtë tek përdoruesi. Kjo është e dobishme për ata njerëz që janë në mbledhje të rëndësishme dhe që nuk mund të pranojnë telefonata, ata mund të dërgojnë mesazhe të gatshme, të cilat ju shfaqen tek opsioni i ri në iOS 6.

Ka edhe shumë risi të reja në iOS 6 siç janë, Photo Stream, e cila tani mbështet edhe komentet, pastaj FaceTime, Maps-i i ri, e shumë të tjera. Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Apple iOS 6./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Martohet Mark Zuckerberg

Në një ceremoni befasuese, është martuar krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me të dashurën e tij afatgjatë, Priscilla Chan, në një dasmë private në shtëpinë Zuckerberg në Palo Alto, California, të shtunën.

Mark Zuckerberg, miliarderi më i ri në botë si rezultat i Facebook IPO të premten, thuhet se Zuckerberg vendosi një unazë në gishtin e gruas së tij gjatë ceremonisë së dasmës, unazë kjo e dizjanuar nga vetë Zuckerberg.

Sipas Associated Press, martesa e Zuckerberg me Priscilla Chan u zhvillua në frontin shtëpisë më rreth 100 mysafirë të ftuar të cilët mendonin se ata ishin duke festuar diplomimin mjekësor të znj. Chan. E gjitha ndodhi në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg.

Zuckerberg ka ndryshuar statusin e tij pas ceremonisë së dasmës në faqen e vetë zyrtare në Facebook si i martuar me Priscilla Chan.

Çifti u takuan ndërsa të dy ishin të pranishëm në studime në Harvard, dhe kanë qenë së bashku për nëntë vjet./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Facebook prezanton App Center

Facebook ka lansuar sot shërbimin e ri App Center. Gjigandi i rrjeteve sociale shpreson që zhvilluesit e aplikacioneve të rriten në mënyrë që aplikacionet të jenë të suksesshme.

App Center do të vijë pas disa javësh në web, e gjithashtu edhe në pajisjet me iOS dhe Android. App Center do të jetë vendi i ri qëndror për kërkim të aplikacioneve.

Kështu, për shembull, nëse jeni duke përdorur App Center nga një smartphone më Android, dhe shkruani një emër specifik të një aplikacioni, ju do të drejtoheni tek faqja e Google Play për të vazhduar instalimin. I njëjti proces vlen edhe për iPhone ose iPad./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Luani Angry Birds edhe në Facebook Timeline

Kompania krijuese e lojës së famshme Angry Birds, Rovio, ka njoftuar në blogun e saj zyrtar se prej tani Angry Birds mund të luhet edhe në Facebook Timeline përmes Share & Play.

Tani, përdoruesit e Facebook mund të përplasin zogjtë e zemëruar drejtpërdrejtë në Facebook Timeline, pastaj edhe të sfidojnë miqtë e tyre me rezultatet e arritura.

Lojtarët mund të luajnë Angry Birds edhe në faqet e tyre me Tumblr dhe WordPress, duke vendosur kodin HTML, i cili gjithashtu ruan rezultatin e arritur për çdo nivel të lojës./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Facebook më 901 milionë përdorues

Dy muaj më parë, Facebook zbuloi se kishte arritur të grumbullonte 845 milionë përdorues dhe 500 milionë përdorues aktivë të përditshëm.

Tani Facebook raporton se ka arritur të grumbulloj 901 milionë përdorues dhe 526 milionë përdorues aktivë. Gjithashtu vlen të theksohet edhe përdorimi i Facebook në telefona, ku 488 milionë përdorues e përdorin Facebook-un në telefon.

Facebook, gjithashtu bëri të ditur se bëhen rreth 3.2 miliardë komente në ditë, dhe rreth 300 milionë fotografi të reja në ditë.

Me pak fjalë, Facebook është ende duke përjetuar rritje shumë të fortë./itshqip

(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)

Facebook, Google dhe Twitter së shpejti do vendosin serverat në Indi

Ne jemi të njoftuar se kompania RIM është pajtuar të vendosë serverat e BlackBerry në Indi, por si duket edhe kompanitë e tjera gjigante si Facebook, Google dhe Twitter mund të ndjekin shembullin e kompanisë RIM dhe të marrin vendim për vendosjen e serverave të tyre në shtetin Indian.

Sipas një raporti nga Hindustan Times, ligji, unioni dhe ministria e Indisë, aktualisht janë duke kërkuar një zgjidhje për Facebook, Google, Twitter, e ndoshta edhe YouTube për të vendosur serverat brenda vendit të tyre në mënyrë që të rregullohet më shumë përmbajtja e tyre.

Kjo vendosje e serverave të kompanive në shtetin e Indisë, është parashikuar të jetë më e sigurtë dhe do të ofroj përvojë e përmbajtje më të mirë sesa tani./itshqip


(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)